Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri

07:30 | 29 Janar 2025
E.H

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë, ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme