Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka theksuar se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje.
“Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, raporton Top channel.
Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet./Top channel
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër