Në Shqipëri, po shkon drejt fazës përmbyllëse edhe procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë. Ajo që bie në sy është fakti se ka ndryshime të dukshme mes votave që kanë marrë kandidatët dhe ato që kanë shkuar për siglat e partive.
Koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ka marrë për kandidatët e tij afër 840 mijë vota, ndërsa për këshillat bashkiakë votat shtohen dhe me afër 120 mijë të tjera për të majtën. Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Komisioni qendror i zgjedhjeve deri në orën 18.30, koalicioni i djathtë në të kundërt, ka pësuar një tkurrje. Nga afër 671 mijë vota për kandidatët, për këshillat bashkiakë, votat e së djathtës kanë rënë me afër 193 mijë më pak.
Në Tiranë ka ndodhur e kundërta. Votat e kandidatit Erion Veliaj janë 36 mijë më pak se ato që koalicioni i majtë ka marrë për Këshillin bashkiak të kryeqytetit. Ndërsa rivali i tij Halim Kosova ka mbi 26 mijë vota më shumë se sa e djathta ka grumbulluar për Këshillin.
Për sa i përket renditjes së partive, socialistët konfirmohen si forca e parë me mbi 392 mijë vota, ose mbi 26 për qind, ndërsa në vend të dytë vijnë demokratët me mbi 301 mijë vota ose 20 për qind, të ndjekur nga LSI-ja me mbi 247 mijë vota, ose 16.5 për qind. Janë vetëm dy parti të tjera që kanë mundur të marrin më shumë se 3 për qind të votave në rang vendi, PDIU-ja dhe republikanët.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë