Vota e emigrantëve nuk rrezikohet. Ata do të votojnë në vendin ku jetojnë dhe vota e tyre do të numërohet. Garancitë për procesin i dha komisioneri shtetëror për zgjedhjet Ilirjan Celibashi në një intervistë në emisionin “Pa censurë”.
“Për zgjedhjet e vitit 2025, të gjithë votuesit shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës atje ku ata kanë vendqëndrimin,” tha zoti Celibashi. Megjithatë procesi nuk po kalon pa vështirësi dhe sfida kryesore me të cilën po përballët KQZ është koha.
“Koha që kemi në dispozicion është e kufizuar. Nëse për një aspekt të procesit brenda vendit, e kemi komoditetin ta bëjmë nesër apo pasnesër, për këtë proces, një punë që duhet ta bësh sot, duhet ta kishe bërë dje. Koha sjell vështirësi në finalizimin e Platformës së Rregjistrimit të Votuesve nga jashtë. Në rast se data e zgjedhjeve vendoset në 4 ose 11 maj, do të duhet që KQZ të ketë gati këtë platformën në 1 janar,“ u shpreh komisioneri Celibashi, i cili ka përpara edhe një sfidë tjetër të rëndësishme.
Ai duhet të zgjidhë çështjen e kohës së transportit të fletës së votimit. Sipas ligjit shqiptar, me finalizimin e kandidatëve për deputetë, nuk mbetet më shumë se 30 ditë kohë në dispozicion, ndërkohë që procesi normal për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit kërkon 40-60 ditë kohë. Në këto rrethana, zgjidhja më e shkurtër janë lekët./rtsh.al
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...