Surprizë gjigante gjatë peshkimit!
Një peshk ton me përmasa mbi 200 kilogramë e për më tepër i kapur me grep ndodh rrallë për peshkatarët e Vlorës. Gjallesa në fjalë ka rënë në grepat e peshkatarit Spiro Papa
“Një peshk i atillë e me të tilla përmasa s’kemi gjuajtur kurrë. Ka qenë goxha i vështirë për t’u ngritur nga deti në anije”, shprehet Papa.
Peshkatari ka përjetuar diçka të parë vetëm në filma. I është dashur më shumë se dy orë që peshku të humbte forcën e ta ngrinin në anijen e peshkatarit.
1 kilogram fileto e këtij peshku shitet 1600 lekë. Peshku “bishtverdhë” që rritet në ujëra të ngrohta u kap 4-5 milje nga grykëderdhja e Vjosës në thellësi 300 m./TCH
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...