Një personi në Vlorë i është bërë atentat rrugës për në shtëpi. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e hënë, në aksin rrugor Risili-Llakatund.
Rreth orës 21:40, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Bushajve”, 51- vjeçari P.S., banues në fshatin Llakatund, duke udhëtuar me automjetin Benz, me targë AA 029 LV, ka dëgjuar disa të shtëna me armë.
Kur ka arritur në banesë, ai ka konstatuar se mjeti i tij kishte marrë katër goditje të dyshuara armë zjarri, por vetë nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...