Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, pas një atentati me tritol. Drejtuesi i mjeti, një 25 vjeçar është transportuar për në spital.
Shoferi quhet Ines Hajrulla dhe është djali i një biznesmeni. Dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë të telekomanduar.
Vendi i ngjarjes është një pikë ku qëndrojnë furgona që shkojnë në Kaninë. Po ashtu mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje. Automjeti që u përfshi nga flakët ishte me targa AA298SL.
Sipas policisë, ai është person me precedentë të theksuar kriminale. Ai është djali i nje biznesmeni në Vlorë, pronari i nje lokali po në këtë qytet dhe ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në pjesën e kembëve. Mësohet se është përdorur rreth 300 gram tritol që është përdorur për këtë ngjarje.
Lapsi.al sjell video pak minuta pas shpërthimit ku duket 25-vjeçari i gjakosur dhe i shtrirë përtokë. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa rrezikon të humbasë të dy këmbët./Lapsi.al
https://www.youtube.com/watch?v=c6cPefl6olE
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini