Zv.kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizitoi këtë të hënë disa nga zonat më të goditura nga përmbytjet e fundjavës në këtë qytet.
Sipas Peleshit, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dendura, por edhe e një keqmenaxhimi të pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, të cilat nuk janë marrë aq seriozisht me territorin.
Peleshi shprehet se ka patur vazhdimisht kontakte me disa drejtues në Vlorë të disa drejtorive, të cilëve u është tërhequr vëmendja.
Sipas tij janë 6 milionë euro që do të investohen për emergjencat, ndër këto 4 milionë euro do investohen në Qarkun e Vlorës në argjinatura dhe kanalizime./Tch
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në