Gjatë kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis, gati për t’u kultivuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, shtetasi B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit./BW
Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është ...
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon