Niveli dhe funksionimi i demokracisë në vendin tonë është një tjetër pyetje që u është bërë qytetarëve nga “Barometri” në Euronews Albania
Në një shkallë nga 1 në dhjetë për të vlerësuar demokracinë (ku 1 nënkupton tërësisht diktaturë dhe 10 tërësisht demokraci) përqindjet më domethënëse të vlerësimit që kanë bërë qytetarët janë me vlerën 5-17,5%, vlerën 6 -15,6, me vlerën 7 e kanë vlerësuar 19,3% e të anketuarve dhe me vlerën 8,21,6% e të anketuarve.
Ndërsa vlerat më të ulëta nga 1-3 (pra tërësisht apo më shumë diktaturë) kanë përqindje të ulët të qytetarëve që i kanë zgjedhur ato (1.8%-3,3%). E njëjta gjë mund të thuhet dhe për vlerat më të larta (tërësisht demokraci) 9 dhe 10, ku sërish përqindje e ulët e qytetarëve i kanë zgjedhur ato, konkretisht (4,9% dhe 3,2%).
E analizuar sipas grupmoshave, më të rinjtë 18-24 vjeç dhe më të vjetrit 65-75 vjeç nuk tregojnë ndonjë diferencë domethënëse në vlerësimin e demokracisë në Shqipëri.
Pothuaj të ndarë janë qytetarët edhe kur pyeten për nivelin e kënaqësisë lidhur me mënyrën si funksionon demokracia në Shqipëri.
43,2% e qytetarëve tregojnë se janë të kënaqur me mënyrën sesi funksionon demokracia në Shqipëri dhe 55.5% e tyre janë të pakënaqur.
Niveli më i lartë i kënaqësisë me funksionimin e demokracisë në vend është tek votuesit socialistë, ku 70,3% e tyre janë të kënaqur me mënyrën si funksionon demokracia në Shqipëri, tërësisht ndryshe nga votuesit e opozitës ku vetëm 21,4% e tyre, janë të kënaqur me mënyrën si funksionon demokracia tek ne.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...