Delta e Vjosës është një ndër më të ruajturat të Mesdheut. Në këtë konkluzion kanë rënë disa prej profesorëve të universitetit të Vienës, pasi kanë vizituar këtë natyrë të veçantë në afërsi të Darëzezës. Profesori Friedrich Shciemer, tha se kjo zone mund te zhvillohet edhe për turizëm por duke kombinuar atraksionin turistik me atë historik dhe natyror.
“Ne kemi bërë një studim, i cili ka vlerësuar gjithë Deltat, dhe Delta e Vjosës është një ndër më të ruajturat e Mesdheut. Është e qartë që vlerat e vërteta të ruajtjes së natyrës, nuk janë të kuptuara këtu. Këtë javë ne e kthyem në një javë shkencore për ti lënë njerëzve të kuptojnë vlerat e vërteta të zonës, nga hidrokimia, apo diversiteti i kësaj zone. Turizmi këtu duhet të zhvillohet në mënyrë të butë, që ti tregohet turistëve për vlerat e zonës, edhe në pjesën historike. Bylisi është këtu, Apollonia është këtu”.
Profesori i fakultetit të shkencave, Aleko Miho tha se në këtë zonë ndodhen vlera të rralla të ekosistemit, pasi ndodhen 18 habitate dhe qindra lloje speciesh.
Plamen Genkov nga universiteti i Sofie-s tha se natyra në Delten e Vjosës është mahnitëse dhe duhet mbrojtur
“Ne jemi duke grumbulluar grupe të ndryshme te verterboreve të cilat janë në bazën e piramidës ushqimore. Sipër janë shpendët qe ushqehen me to. Duhet te kuptojmë sa e pasur është kjo zone. Ju keni nje baze shume te mire tani por vertebroret janë shume te ndjeshëm. Ne do bëjmë një vlerësim për te pare se sa pasoja mund te ketë nga zhvillimi i turizmit. Ne jemi te mahnitur nga natyra dhe biodiversiteti ketu dhe mbrojtja e tyre është shume e rëndësishme”./abcnews.al
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...