Prej mëse 12 orësh, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar më në fund në lidhje me zgjedhjet parlamentare.
Reagimi i Bashës ka ardhur në formën e një mesazhi, që ai i ka drejtuar komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të PD-së.
Ja çfarë u shkruan Basha demokratëve:
Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.
Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote.
Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.
Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha./Express
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...