Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, reagoi këtë të martë në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Shqipëri.
Në një konferencë të mbajtur për mediat një ditë përpara vizitës së Blinken në Tiranë, Miller tha se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës.
Sipas tij vizita e Blinken lidhet me riafirmimin e fuqisë së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë”, shkroi Miller në rrjetin “X”./euronews.al
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...