Një aktivitetet kushtuar figurës së Skënderbeut në Qendrën Kulturore Ortodokse është kryer këtë mbrëmje dhe mesazhi i Presidentit Meta në fjalën e tij i është drejtuar partive politike, që të përpiqen më shumë për bashkëpunimin dhe konsensusin mes tyre.
Presidenti Meta u shpreh se konsensusi është mëse i domosdoshëm këtë vit, pasi rruga drejt hapjes së negociatave me BE-në është më afër se kurrë këtë “Vit të Skënderbeut”.
“Le të jetë një vit i reflektimit në rrugëtimin drejt BE. Skënderbeu do të jetë ylli polar i vendit tonë në çdo kohë dhe çdo herë. Duhet të përforcojmë rrugën për çeljen e negociatave në qershor, kjo do të jetë e mundur përmes një bashkëpunimi mes të gjitha forcave”-tha Meta.
“Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë. Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,” ka shtuar në tutje Kreu i Shtetit Shqiptar./Gazeta Express
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...