Holi, ndryshenjohur si “Festivali i ngjyrave” është një festë indiane e cila shënon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës !
Ndonëse në vendin e origjinës kjo festë është fetare, duket se ngjyrat nuk njohin kombësi e fe ! Përgjatë shekujve vende të ndryshme të botës e kanë bërë të vetën këtë festë dhe ky është viti i parë që dhe Tirana feston “Festivalin e ngjyrave”.
Festa do të mbahet më 12 maj në sheshin “Nënë Tereza” për 10 orë rrjesht . Krahas këngëtarëve dhe deejay-ve më të talentuar shpitarë si Elvana Gjata, Alban Skënderaj, Majkt, Dj Sardi, DJ Boocky, DJ Abel, Dj Olti etj, për të ndezur edhe më shumë atmosferën do të jenë të ftuar artistë të huaj me famë ndërkombëtare. Në mbështetje të Bashkisë së Tiranës dhe Telecom, më 12 maj të gjithë do të kenë mundësinë të ngjyrosin ëndrrat e tyre./living.al

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...