Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Pragë, ku zhvilloi një vizitë zyrtare me ftesë të ministres çeke të Turizmit, Klara Dostalova.
Në qendër të diskutimeve ishte promovimi i paketës gjithëvjetore turistike shqiptare, për mundësinë e fluturimeve gjatë gjithë vitit, për të lehtësuar mbërritjen e më shumë turistëve çekë gjatë këtij viti, transmeton atsh.
Ministri u shpreh se ishte “takim i frytshëm edhe me investitorë strategjikë dhe operatorë turistikë, cilët na njohën me problematikat që hasin për të investuar në Shqipëri”.
“I premtuam bashkëpunim dhe lehtësi fiskale sipërmarrësve që do të vijnë në Shqipëri për investime në fushën e turizmit. Sfida 10 milionë turistë, jo logo, por objektiv që me promovimin e paketës turistike 365-ditore si destinacion europian, do të na çojë të sigurt në realizimin e saj”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran