Vijon prej rreth 4 orësh protesta e opozitës së bashkuar, e cila pasi nisi para kryeministrisë, është zhvendosur prej orës 19:30 para godinës së parlamentit.
Aty janë hedhur në mënyrë të vazhdueshme sende dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa policia është kundërpërgjigjur hera-herës me gaz lotsjellës.
Aktualisht policia po tenton të shpërndajë protestën, pasi ka shtuar dozën e gazit lotsjellës, si dhe ka filluar përdorimin e makinave ujë-hedhëse.
Ndërkohë, në megafonë vijon të përsëritet thirrja për të mos shkaktuar akte dhune dhe për të mos protestuar me fytyrë të maskuar, ndërsa pasojat ligjore u janë kujtuar edhe organizatorëve.
Ende nuk dihet skenari i protestës, por ndërkohë që protestuesit vijojnë të rezistojnë, policia ka filluar të marrë terren, për të shpërndarë turmën./TCH/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...