Vendoset sekuestro preventive pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro pronë e ish-kryetarit të komunës Rrashbull, Hysen Gashi.
“Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, informon policia e Durrsit.
Sekuestroja u vendos në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të Hysen Gashit pas informacioneve që dispononte Policia.
Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.
Veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Hysen Gashi u arrestua në korrik të 2014, pasi në bashkëpunim me 6 persona të tjerë u akuzuan për dhënien e lejeve abuzive për 16 pallate në Shkëmbin e Kavajës. Në korrik 2017 Gjykata e Apelit në Durrës e dënoi me 4 muaj e 15 ditë burg, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit.
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin