Operatori i Sistemit të Shpërndarjes gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes, gjatë kontrolleve kanë zbuluar dhe proceduar në polici dy subjekte me aktivitet “hotel resort” në qendër të Shëngjinit.
Subjektet private vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes, në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal. Verifikimet janë kryer në prezencë të oficerëve të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku më pas u morën masat e nevojshme të shënuara në procesverbal.
Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), konstatoi vjedhje të energjisë elektrike (ndërhyrje në matës) tek një subjekt hotel në plazhin e Golemit, pranë Durrësit. Menjëherë, pas konstatimit të abuzimit, u njoftuan strukturat e posaçme ligjzbatuese, duke proceduar rastin për veprime të mëtejshme.
OSSH u bën apel konsumatorëve, sidomos atye privat, se do të vazhdojë, pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.
Gjithashtu, OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast./abcnews.al
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...