Ligji i Vettingut ka dhënë efektet e para, pasi një prokuror nuk ka pranuar të deklarojë pasurinë dhe ka dhënë dorëheqjen.
Bëhet fjalë për Prokurorin e Kavajës, Sulejman Tola. Prokurori Tola ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurisë, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.
Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk pranoi të bëjë komente për këtë rast.
Në argumentin e përdorur nga prokurori në refuzimin për t’i nënshtruar Vettingut, ai thotë se e bën këtë pasi për pak muaj del në pension.
Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim financiar.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...