Jorgo Zani, 31-vjeçari me probleme mendore i cili masakroi një 12 vjeçar në gusht të vitit të kaluar në Palasë, është vetëvravë duke u hedhur nga tarraca e burgut të Krujës, ku po vuante dënimin.
Ai është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritës dhe është hedhur nga tarraca e katit të dytë, duke ndërruar jetë.
Jorgo Zani masakroi 12-vjeçarin me të cilin kishte edhe lidhje gjaku dhe pas vrasjes së të miturit, ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.
Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihej si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë. /TopChannel/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës