Vetëm 10 ditë në detyrë, shkarkohet drejtori i Kadastrës në Vlorë

14:22 | 19 Shtator 2019

Nuk ka qetësi në Kadastrën e Vlorës. Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Komanduar të Kadastrës në qytetin e Vlorës.

“BalkanWeb” mëson se në vend të tij është emëruar Elona Hodaj. Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor.

Në kadastrën e Vlorës u pushuan nga puna katër juristë, ndërsa u paralajmëruar me vërejtje edhe 19 të tjerë. Profili i drejtoreshës së re është e lidhur me Partinë Socialiste, ku Elona Hodaj ka qenë kryetare e FRESSH, kandidate për deputete si dhe Anëtare e Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu Alteo Nazeraj mësohet se do të rikthehet sërish në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike.

Pak ditë më parë, një qytetar nga Vlora publikoi një video ku debatonte me zv.drejtorin e Kadastrës dhe akuzonte atë se i ka shitur shtëpinë dhe për pasojë ai është detyruar të jetojë me qira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara