Dhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet ku policia gjeti të vetëflijuara dy pjesëtaret e familjes Josifi, Anisa dhe Zhaneta Josifi, dhe në gjendje të rëndë prestaren e tretë Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka arritur në konkluzionin se vdekja e tyre ka ardhur për shkaqe natyrore dhe jo nga ndonjë veprim kriminal apo të jenë shtyrë nga dikush.
Në këto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetëvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Në këto kushte organi i akuzës ka pushuar hetimet të nisura për shkaktim të vetëvrasjes, vendim i cili është miratuar ne gjykatë nga gjyqtari Kastriot Gramshi.
Sipas eksperteve ne telefonat e tyre nuk u gjetën të instaluara aplikacione te rrjeteve sociale dhe nuk u konstatua përdorimi i tyre ndërsa viktimat dhe Blerta Josifi nuk kanë patur komunikime me persona të tjerë por vetëm me njëra tjetrën.
Po kështu në materialin e prokurorisë, sipas oranews, thuhet se dhe ne banesën e tyre nuk është konstatuar të kenë hyrë persona të tjerë të jashtëm pasi ato i kishin ndërprerë marrëdhëniet me te gjithë, deri në momentin kur u gjeten nga policia.
Sipas prokurorisë nga hetimi rezulton se gjatë kësaj periudhe ato nuk kanë frekuentuar ndonjë sekt fetar e po kështu nuk rezulton ti ketë vizituar ndonjë përfaqësues i komuniteteve fetare.
Prokuroria ka marrë në pyetje edhe të mbijetuarën Blerta Josifi. Ajo ka treguar para përfaqësuesve të akuzës se së bashku me motrën e saj Anisa Josifi kishin filluar të shkonin ne Kishën Ungjillore që në moshë të vogël kur jetonin ne qytetin e Përmetit dhe me pas kanë vijuar ta ndjekin këtë kishë edhe kur kanë ardhur ne Tiranë.
E mbijetuara ka treguar se nuk kanë qenë të shtyrë nga asnjë person i jashtëm për të bërë zgjedhjet e tyre rreth besimit fetar, madje mamaja e tyre Zhaneta në fillim kishte qenë kundër po me pas e kishte praktikuar edhe ajo vetë këtë besim. Ato kishin rreth 5 vite që nuk shkonin me në kishë po e kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin./shekulli/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...