Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur Forcat Ajrore Shqiptare dhe ato nga Emiratet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Fushë-Arrëz
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai vlerësoi bashkëpunimin mes forcave në terren dhe mbështetjes ajrore ndërkombëtare.
“Qielli i Fushë-Arrëzit u dominua sot nga helikopterët e Forcës Ajrore Shqiptare dhe ata të Emirateve, të cilët bashkëpunuan ngushtë me forcat zjarrfikëse në tokë. Këta heronj të qiellit ndihmuan në vendosjen nën kontroll të flakëve, duke mbrojtur banorët dhe natyrën e zonës”, shkroi Vengu.
Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe hapësira të gjelbërta me rëndësi mjedisore në këtë zonë malore, ndaj ndërhyrja nga ajri është konsideruar kritike për frenimin e përhapjes së flakëve.
Forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim