Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përshëndetur me respekt komandant Kudusi Lama, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë ngjarjeve të vitit 1999.
Në mesazhin e tij, ministri Vengu thekson se gjeneral Lama, i cili drejtonte Divizionin e Këmbësorisë së Kukësit, siguroi transportin dhe mbrojtjen e refugjatëve shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke qëndruar përballë forcave jugosllave në momentet më kritike të konfliktit.
“Pa e vënë kurrë në dyshim misionin, bashkë me trupat nën komandë, ai tregoi guxim, vendosmëri dhe humanizëm të jashtëzakonshëm”, nënvizon ministri Vengu.
Vengu thekson se, përveç dhjetëra medaljeve të fituara gjatë karrierës, komandant Lama gëzon respektin dhe mirënjohjen e shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit, duke mbetur një simbol i vlerave kombëtare dhe heroizmit në shërbim të popullit./atsh
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave