Ai tha se duhet votuar meqë vetëm vota mund të bëjë diferencën dhe të ndryshojë realitetin.
“E di qe ka parti qe kanë bindjet politike, që kanë inate të vjetra që kanë pazare të pambyllura por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, këto zgjedhje janë për mënyrën si do pastrohet Tirana, për çerdhet, për shkollat, ndaj dhe mbipolitizimi ose përdorimi i zgjedhjeve për të larë hesape që dikush ka me të kaluarën nuk bën sens. Ndaj jam i lumtur sot qe shikoj që në të gjithë qytetin ka radhë për të marrë pjesë, ka radhë për te votuar, ka radhë per të thënë atë qe mendojmë se ka ecur qytetin”, tha Veliaj.
Ai falënderoi kundërkandidatin e tij Arben Skënderin nga Bindja Demokratike dhe shtoi se për te gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve, ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa që i ndajnë.
Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të gjejnë kohën për të dalë për të votuar.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...