Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron gjithë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka zgjedhur një video të veçantë urimi me fëmijët e qytetit, ku citon se “sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”.
“Gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë – Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri. Flamujt shqiptarë që valëviten sot na kujtojnë sa të bekuar jemi që jetojmë në këto toka”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Dita e sotme, 28 Nëntori do të kulmojë me Paradën e Shqiptarëve, një aktivitet madhështor që bën bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni e bota, e që organizohet për herë të parë në Shqipëri./tvklan.al
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë