Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me ish-ambasadoren amerikane, njëherazi zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim, gjatë vizitës në Uashington.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kryebashkiaku Veliaj, teksa përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh kënaqësinë për takimin me Kim, ndërsa pret me entuziazëm bashkëpunimin Atlantik midis qyteteve.
“Kënaqësi të takohesha me mikeshën e dashur dhe avokaten kryesore të Shqipërisë në Uashington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë se ‘ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk të lë kurrë ty’.
Ne presim me entuziazëm bashkëpunimin Atlantik midis qyteteve ndërsa Tirana përgatitet për presidencën e B40 në 2024!”- tha Veliaj./tch
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë