Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veliaj ka publikuar një bisedë që ai pretendon se është zhvilluar në sallën e gjyqit mes tij dhe prokurorit të çështjes, Olsi Dado, në prani edhe të gjyqtarit Erion Bani.
Në dialogun e publikuar nga Veliaj duket se prokurori e ka quajtur kryebashkiakun ‘ndryrësirë’, ndërkohë që edhe pretendon se edhe është kërcënuar nga kreu i Bashkisë Tiranës.
Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...