Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së fundmi ka pritur dy djem të cilët kanë sjellur në Shqipëri titujt e kampionit dhe nënkampionit të Europës në mundje.
Veliaj u shpreh se mezi nuk pret të organizojnë në Tiranë Kongresin Botëror të Mundjes.
“Kënaqësi të prisja dy super çuna si Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev , të cilët pak ditë më parë sollën në Shqipëri ?? titujt e kampionit dhe nënkampionit të Europës në mundje.
Mezi pres të organizojmë në Tiranë Kongresin Botëror të Mundjes, dhe të mbështesim edhe dy kampionatet U23 dhe për të rritur.
Na keni bërë krenarë djema! “, shkroi Veliaj./Arbresh.info/
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...