Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë rubrikën “sy më sy” duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij për çështje të ndryshme si vota e Diasporës, drejtësia, 21 janari si edhe arrestimi i Erion Veliajt.
Reforma në drejtësi ishte një reformë e domosdoshme dhe se SPAK ka marrë të gjithë mbështetjen e PS. Gjithashtu shtoi se ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i panevojshëm, duke shtuar se megjithatë nuk mund të ndalojë ekzekutimin.
“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm, por si mund të ndaloj unë ekzekutimin. Këtë ndalim të ekzekutimin e ka bërë dikush që vjen vërdallë përditë që ulërin do shkri SPAK. Do shkrijë noc rrokun, por ky është dallimi i madh. Ne duam drejtësi të pavarur dhe europiane, ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin dhe jo ortakun e prokurorit”, tha ai./abcnews.al/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...