Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për një vizitë në Hungari ku mori pjesë në Konferencën për Mjedisin dhe Shëndetin që po mbahet në Budapest.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj bën me dije se ndau në këtë takim përvojën e Tiranës.
“Në Budapest, ku u bashkuam me ekipin e mrekullueshëm të WHO/Europe, nën kujdesin e mikes sime të mirë, Presidentes Katalin Novak, ku edhe ndamë përvojën e Tiranës në #7MCEH. I lumtur të vizitoja statujën e Skënderbeut në Parkun Qendror të Budapestit, një kontribut nga Bashkia e Tiranës! Gjithmonë krenar për ambasadoren tonë të shkëlqyer, Genta Mburimi! – Ajo i shërbeu me dinjitet Shqipërisë në Hungari! RESPEKT! Shumë mirënjohje për Konsullin tonë, Andrea Molnar në Debrecen, i cili ndihmon studentët nga Shqipëria dhe Kosova të shkëlqejnë në të gjithë Hungarinë”, shkruan Veliaj./tvklan.al
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...