Nga Forumi i të moshuarve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj apeloi për më shumë kujdes për moshën e tretë, të cilët në botë janë më vitalë dhe të përfshirë në jetën politike. Edhe pse rreth 5 mijë të moshuar marrin pension social, Veliaj tha se duhet bërë më shumë.
“Ne i shërbejmë rreth 5 mijë të moshuarve në qytetin e Tiranës, por a mjafton kjo? Sigurisht që nuk mjafton. Tirana ka sot mbi 250 mijë njerëz në moshën e tretë. Sot kur presidentët e Amerikës po kandidojnë 70-vjeçarë ne nuk mund të konsiderojmë moshën 70 vjeç si fundi i jetës për dike dhe të themi: Iku i ziu dhe boll rojti. Jo!”, ka thënë ai, shkruan Ora News.
Veliaj gjatë fjalës së tij vuri theksin tek nevoja e ndryshimit të mentaliteti pasi sot çdo ditë e më shumë fëmijët po braktisin prindërit dhe gjyshërit. Ndaj apeloi për kthim të vlerave të familjes.
“Si do të ndryshojmë menatalitetin, si duhet ti themi një brezi të ri që nuk është normale të braktisim prindërit dhe gjyshërit”, ka përfunduar ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit