Tirana dhe Sarajeva do ta çojnë në një nivel tjetër bashkëpunimin mes tyre, në të mirë të qytetarëve të të dyja kryeqyteteve.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes dy bashkive në fushat e shkëmbimeve tregtare, biznesit, rinisë dhe kulturës.
Teksa, së bashku mbollën edhe një pemë, si shenjë e vazhdimësisë së miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj tha se mes tij dhe kryebashkiakut Skaka ishte rënë dakord për realizimin e një sërë projektesh, që do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve.
“Përtej simbolikës, lajmi i mirë është që sot kemi dakordësuar se si do të fuqizojmë partneritetin midis Tiranës dhe Sarajevës me disa projekte konkrete. Jemi shumë të lumtur që një qytetare e jona, si Majlinda Bregu, do të drejtojë një qendër të veçantë për bashkëpunim rajonal në Sarajevë dhe do të bëhet qytetare e Sarajevës dhe do shfrytëzojmë edhe atë platformë të bashkëpunimit rajonal, si një urë që lidh dy qytetet tona”, tha Veliaj.
Gjatë takimit, kryebashkiaku i Sarajevës mirëpriti propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të krijuar një forum të përhershëm të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të rajonit të Ballkanit.
“Kemi dakordësuar që ka ardhur çasti që kryetarët e bashkive të kryeqyteteve të bashkëpunojnë, siç po bashkëpunojnë kryeministrat e vendeve, për të krijuar një forum të kryeqyteteve të Ballkanit. Do të angazhohemi të dy që ta shtojmë kalendarin e shkëmbimeve mes Tiranës dhe Sarajevës, kur vjen puna tek marrëdhëniet me biznesin, rininë dhe kulturën”, tha Veliaj./TCH
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...