Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, tha se pas zgjedhjeve të 30 qershorit rihapet mundësia për dialog me opozitën.
I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Veliaj tha se votimet e 30 qershorit duhet të shërbejnë si ndëshkim për opozitë.
“1 korriku është një mundësi e re për ta riftuar opozitën. Për mua do të jetë një ditë normale në punë, sic do te ishte dhe po të kisha dhe 5 kandidat përballë. Do të riftojmë opozitën, pasi të nxirret një mësim, që shantazhi, bullizmi, nuk është logjikë që funksionin, nuk më ndalon të drejtoj Bashkinë e Tiranës. Ka interes kombëtar dhe ndërkombëtar që të mos prishen rregullat e lojës. Nuk do habitesha nëse kryeministri fillon një seri letrash dhe ftesash për dialog. Në datën 30 hapet një kapitull i ri”, u shpreh Veliaj.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...