Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në teren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestra të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.
Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi i këtyre objekteve.
“Sot pezullohet mësimi në gjithë shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranes! Na duhet të verifikojmë çdo objekt e të mos rrezikojmë fëmijët! Faleminderit për mirëkuptimin në një situatë aspak të lehtë! Disa palestra do të rrinë hapur për strehim provizor”, shkruan Veliaj.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot në orët e para të mëngjesit, qytetin e Durrësit. Tërmeti me magnitudë 6.4 të riterit është ndierë edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...