Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjet e Ndoc Tushës dhe Marie Gilardit, të cilët këtë periudhë të vështirë po e kalojnë larg fëmijëve të tyre.
Teksa kërkoi që të respektojnë masat e marra për të qëndruar në banesë, ai i siguroi se për çdo nevojë, nuk do t’u mungojë ndihma e institucioneve dhe e dhjetra të rinjve vullnetarë që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar.
“Gëzuar Pashkët! Të kam sjellë vezët e Pashkëve sepse më thanë që i feston. E di që i ke fëmijët larg, por nuk doja që ta kaloje Pashkën pa një vizitor. Vetmia është e vështirë, por duhet të bëhesh i fortë. Edhe Krishti, në Pashkë, këtë na mësoi: se jeta e mund vdekjen, shpresa e mund mërzinë. Sapo të kalojë kjo situatë, do vijnë edhe nipat e mbesat të të vizitojnë”, i tha një të moshuari Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se edhe pse këto janë pashkët e para në këto vite që shumë besimtarë nuk shkojnë dot në kishë, jeta do t’i rikthehet sërish normalitetit sapo të fitohet edhe kjo betejë. Qindra vullnetarë po ndihmojnë përditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore.
Reagon Agim Musshabanaj, prindi që u sulmua nga djali në Deç...
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...
Daçiq jep versionin e Serbisë për arrestimin e Lozhanit, MPB...
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...