Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka bërë të ditur se ka vdekur sopranoja Redrina Kokona.
Në një njoftim të lëshuar për media është shprehur ngushëllime nga teatri për vdekjen e të ndjerës.
“Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri”.
“Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat dhe skenën tonë. Qoftë i paharruar kujtimi i saj!”, shkruhet në njoftimin e teatrit
Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.
E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.
Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.
Ishte gjithmonë aty, në çdo koncert, në çdo premierë, në çdo përgatitje e provë, jo vetëm si pjesë e korit, por edhe si një zë që shpesh dallohej në role solistike, me një interpretim plot finesë e ndjeshmëri.
Publiku do ta mbajë mend si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...