Google ADS

Vdes Qazim Sejdini, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit

14:33 | 12 Qershor 2024
E.K

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini drejtoi Bashkinë e Elbasanit për 12 vite, që nga viti 2007 e deri në vitin 2019. Në vitin 1995, Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Ndërsa një vit më vonë, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004, ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005, ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit. Për shkak të problemeve shëndetësore, Qazim Sejdini pas mandatit të tretë në krye të bashkisë u tërhoq nga jeta politike dhe kaloi vitet e fundit të jetës pranë familjes./a2cnn

Të ngjashme