Mediat në Moskë kanë zbuluar detaje të reja nga vdekja e 4 shtetasve rusë në Shqipëri. Trupat e tyre u gjetën të pajetë në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret, ndërsa viktimat ishin nga e njëjta familje.
Viktimat janë çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç me të dashurin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.
Së fundmi mediat ruse publikuan edhe fotot e dy grave.
Planet për dasmë dhe gruaja me kancer
Mediat ruse shkruajnë se çifti i të rinjve kishin ardhur me pushime në Shqipëri dhe se kur të ktheheshin në Rusi, do të bënin një dasmë. Por, për fat të keq, këto plane nuk do të realizohen më.
Mediat ruse kanë zbuluar se Natalya ishte diagnostikuar me kancer, duke hedhur dyshime për mënyren e vdekjes së saj.
Përveç kësaj, sipas të afërmve, asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdorte alkool ose drogë. Shkaku përfundimtar i vdekjes do të dihet pas autopsisë së trupit të viktimave./gshqip/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...