Pas vdekjes se një 82-vjeçar te Sanatoriumi, reagon edhe ministria e Shëndetësisë.
Ministria bën me dije se lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, informohet se ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare
Ministria sqaron se 82-vjeçari nga Shkodra ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese si trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.
I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19.
Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare./oranews
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...