Vatra zjarri janë shfaqur në kodrat e Dushkut, në Lushnjë, si pasojë e pastrimit të tokave nga ana e fermerëve.
Një sipërfaqe e konsiderueshme është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Dushk. Mendohet se zjarri ka nisur nga pastrimi i tokave nga ana e fermerëve por me pas ka dalë jashtë kontrollit.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Lushnjes për të lokalizuar vatrat e zjarrit që mos të përhapen në sipërfaqe më të madhe.
Ditët e fundit në rrethin e Lushnjes janë shfaqur disa vatra zjarri, ku shkak në shumicën e rasteve kanë qenë nga pakujdesia e fermerëve të cilët pastrojnë tokat e tyre./tch
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së