Sot nga ora 11:00 deri në 12:00 tregtarët e vegjël në formë proteste ulën qepenat e dyqaneve, për shkak se kundërshtojnë vendosjen e TVSH-së.
Por këtë reagim të tyre kryeministri Rama e quajti një tallje që politikanët po bëjnë me njerëzit, pasi sipas tij taksa e biznesit të vogël është zëruar.
Por në përgjigje të Ramës, kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ky kryeministër nuk e meriton popullin shqiptar.
“Kryeministër shkollepak dhe i lig qe urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për atdhe.
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit është është një jabanxhi i lig ne token dhe popullin qe nuk i përket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe anti familje është mish i huaj ne Shqipërinë tone te varfër por fisnike,atdhedashëse, solidare mes vetes dhe shembull i familjes se forte.
Shkollepakesia dhe ligesia sebashku pjellin vetem idiotesi kryeministrore”, shkruan Vasili.
Çfarë deklaroi Rama më herët
Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!
Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve./Gazeta Express
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...