Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sërish për çështjet e Inceneratorëve, ku thekson se është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama dhe se LSI-ja nuk ka lidhje. “Ka pasur vetëm një rrugë të LSI-së në qeveri: zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të guxojë të bëjë LSI-në pjesë të fajeve dhe përgjegjësive kriminale të Edi Ramës për plehrat dhe incineratorët”, shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Inceneratorët përgjegjësi e Ramës, LSI zero lidhje me to. Kujtdo, qe i vendosur ne sherbim te hallit, qe po mbyt Edi Ramen me incineratoret, po kerkon te lidhe LSI-ne me to i them qarte: LSI ka zero lidhje, ka zero pergjegjesi dhe zero mbeshtetje per incineratoret.
Ka pasur vetem nje rruge te LSI-se ne qeveri: zbatim te Kushtetutes dhe ligjit. Askush nuk ka te drejte dhe nuk mund te guxoje te beje LSI-ne pjese te fajeve dhe pergjegjesive kriminale te Edi Rames per plehrat dhe incineratoret.
Kushdo qe ka vepruar kunder ketij vullneti te palekundur te LSI mban pergjegjesi totalisht personale dhe eshte thjesht nje rilindas i korruptuar me shume ne çeten e hajduteve te Edi Rames.
LSI ka mbajtur qendrime te prera dhe ne respekt absolut te ligjit dhe ja ka thene ne sy Edi Rames edhe kur ka qene ne bashkeqeverisje me te.
Personalisht edhe si minister i kam shprehur me shkrim Edi Rames qendrimin tim edhe per incineratoret, edhe per skandalin e arbitrazheve nderkombetare kur rrezikonim te humbnin 2 miliard euro, edhe per rolin e kompromentuar me Edi Ramen te ONM-se ne reformen ne drejtesi dhe mjaft te tjera.
Ndaj cdo ortakeri per te bashkefajesuar LSI-ne per te lehtesuar fajet monstruoze te korrupsionit te Edi Rames, qe ka kulmin e vet me incineratoret, meriton vetem perbuzje.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës