Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një konference me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar që dialogu mes Kosovës e Serbisë të rifillojë, dhe të ketë ecuri.
Ai tha se, vetëm përmes këtij dialogu, do të ketë një zgjidhje afatgjate.
”Ne po punojmë për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën, shpresojmë që, puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, do të rifillojë, dhe të ketë ecuri. Sepse vetëm përmes këtij dialogu do ketë një zgjidhje afatgjate. Por, për këtë të gjithë na duhen në tryezë me një frymë konstruktive. Pa këto do të jetë shumë e vështirë që të ecën përpara, e të flasim për shumë gjëra, si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt Europës. Për këtë arsye edhe për Kosovën në tryezë kemi vendosur një paketë ekonomike dhe sociale, siç po bëjmë edhe në Shqipëri”, tha ai./arbresh.info/
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...