Varhelyi bisedë me Ramën për samitin e Sofjes dhe negociatat

18:00 | 3 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Komisioneri për zgjerim në KE Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një bisedë online me kryeministrin Rama në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Lajmin e ka përcjellë Varhelyi në një postim në rrjetin social, ku shkruan se u diskutua mbi negociatat, samitin e Sofjes dhe situatën Covid.

“Një ‘vizitë’ virtuale e Kryeministrit Edi Rama. Diskutuam për punën e vazhdueshme për të finalizuar Kornizat e bisedimeve, mbështetje në luftën kundër COVID19, si dhe përgatitjet për samitin javën e ardhshme në Sofje. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”

Kujtojmë se ditët e fundit Holanda është shprehur hapur kundër hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së.