Kandidati fitues i zgjedhjeve të pjesshme të Himarës, Vangjel Tavo ka falënderuar të gjithë për urimet e dërguara.
Ai ka shprehur mirënjohjen duke u uruar shëndet dhe mbarësi në jetën dhe familjet e tyre, shrlkuan Arbresh.info.
“Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta. Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkëudhëtarë të përzemërt në rrugëtimim njerëzor?! “, ka shkruar ai.
“Në pamundësi fizike për t’ju falenderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra! Faleminderit gjithësecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke. “, u shpreh Tavo.
Ndër të tjera, Tavo tha se vlerëson gjithësecilin mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë.
“Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithësecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...