Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë ku njofton se e ka të pamundur të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Meta argumenton se shorti nuk mund të hidhet dot për shkak të vakumit ligjor që ka mbi këtë çështje, duke sjellë kështu një ngërç që s’mund të lejojë procedimin e mëtejshëm të punëve.
“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- shkruhet në shkresën e Presidencës drejtuar kuvendit.
Kujtojmë se shortin për KED pritet ta hedhë kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, e cila prej muajsh është jo funksionale prej faktit se nuk bën dot numrat e nevojshëm për shqyrtimin e dosjeve. Pak ditë më parë nga ana tjetër, Prokurorja e përkohshmë e përgjithshme Arta Marku dorëzoi në Presidencë dy lista për KED.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...