Shqipëria ka bërë tashmë një parapagim për të siguruar vaksinën anti-Covid.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se qeveria i ka paguar paraprakisht 3.9 milionë dollarë kompanisë farmaceutike Covax, për ta mundësuar atë në momentin më të parë.
“Covax garanton akses dhe siguri në vaksinë dhe aktualisht kemi bërë një parapagim 3.9 milionë dollarë për ta mundësuar atë në momentin më të parë. Shqipëria është përfshirë në dritaren e negociatave për të aksesuar vaksinën. Aktualisht, jemi në një proces me shumë kompani duke bërë oferta dhe sigurisht në një kohë të shpejtë.
Por, paralelisht jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë me vendet e BE, mundësinë për të aksesuar vaksinën e disponueshme edhe me strukturat e BE dhe vendet e saj”, – tha Manastirliu.
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot