Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku dy makina (njëra Ford e tjetra Golf) janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ka qenë një dëshmitar i cili ka fotografuar makinat e përplasura dhe ka dërguar mesazh në JOQ.

Sipas tij janë plagosur disa persona, ndërsa një vajzë ishte në gjendje të rëndë.
Ai shkruan:
“Ky aksident ndodhi tani në Fushë Krujë Vorë. Ka të lënduar. Trafiku ishte shumë i rënduar për shkak të aksidentit. Me sa mora vesh të gjithë që kishin qenë brenda mjeteve ishin plagosur. Por një femre i ishte hapur kafka e kokës shumë keq.”
Nga fotot e dërguara shihen makinat e dëmtuara dhe policia që tashmë ka shkuar në vendngjarje.
Policia thotë se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve./JOQ
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...